Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEÇmimi i naftës bie sërish pas kërkesës më të ulët nga Kina

Çmimi i naftës bie sërish pas kërkesës më të ulët nga Kina

Çmimi i naftës shënoi rënie për shkak të shenjave të uljes së kërkesës së konsumatorit të dytë më të madh në botë të naftës, Kinës, ndërsa kompania saudite e naftës ”Aramco” tha se mund të rrisë prodhimin për shkak të pritjeve më të larta të kërkesës. Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ”Brent” u tregtua me 97,14 dollarë për fuçi sot në mëngjes, me një rënie prej 1,02 për qind nga çmimi i mbylljes me 98,15 dollarë për fuçi. Standardi amerikan ”West Texas Intermediate” (WTI) ishte në 91,19 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rënie prej 0,97 për qind, kurse çmimi i mbylljes ishte 92,09 dollarë për fuçi. Të dhënat e Byrosë Kombëtare të Statistikave (NBS) treguan se qarkullimi ditor i naftës së papërpunuar në korrik të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, Kinës, ra në nivelin më të ulët që nga marsi 2020. Duke sinjalizuar një dobësim të kërkesës, qarkullimi i naftës së papërpunuar të Kinës ka rënë me 8,8 për qind në 53,21 milionë tonë, ose 12,53 milionë fuçi në ditë në krahasim me të njëjtin muaj në 2021.http://ata.gov.al/2022/08/15/shba-cmimi-i-naftes-bie-serish-pas-kerkeses-me-te-ulet-nga-kina/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ