Çmimi i naftës, 248 lekë për litër

0
21

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve duke sqaruar se vendimet e ditës së sotme “janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina është ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022”. Në njoftimin për mediet, Bordi ka vendosur që “çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër”. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Në njoftim, Bordi i transparencës sqaron se që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.https://ata.gov.al/2022/08/27/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-248-leke-per-liter/