Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIÇmimi i energjisë: Mbrojtje sociale familjeve

Çmimi i energjisë: Mbrojtje sociale familjeve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se ka disa propozime sa i takon faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, të cilat do të diskutohen në ditët në vijim. Në një deklaratë për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku u shpreh se në vendimmarrje do të mbahet parasysh, si mbrojtja sociale e familjeve, ashtu dhe optimizimi i financave të sektorit. “Është bërë një studim për të parë se sa familje do të preken dhe se sa do të jetë çmimi. Synojmë të mos prekim çmimin e tregut. Por, në orën 20:00 të ditës së djeshme, çmimi i një megavat/orë shkoi 1040 euro. Në rast se do të ekspozonim qytetarët tanë te këto çmime do të ishte e pamundur të përballohej. Ka disa propozime për faturimin me të njëjtin çmim të fashës deri në 800 kilovat/orë nga ministria dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë që do të diskutohen në Këshillin e Ministrave për t’u zgjedhur ai propozim që do të jetë më i miri edhe për të optimizuar financat e sektorit, si dhe për të diferencuar mburojën sociale që ne i japim qytetarit sa i përket nevojës që ajo ka, me ata qytetarë që zgjedhin të paguajnë më shumë”, tha Balluku.https://ata.gov.al/2022/08/31/cmimi-i-energjise-balluku-mbrojtje-sociale-familjeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments