Mes rritjes së faturave të energjisë dhe normave më të larta të interesit në Britaninë e Madhe, çmimet e banesave shënuan një rënie në gusht, sipas të dhënave të publikuara nga “Nationwide Building Society”. Inflacioni i çmimeve të banesave u ngadalësua në 10% në gusht nga 11% që ishte në korrik. Megjithatë, norma e interesit mbeti dyshifrore për të 10-in muaj radhazi. Ekspertët kishin parashikuar një ulje të ndjeshme të normës në 8,9%. Gjatë dy viteve të fundit, çmimi mesatar i banesave është rritur me pothuajse 50,000 £ (58,021,25 dollarë). Në bazë mujore, çmimet e banesave u rritën me 0,8%, pas rritjes me 0,2% në muajin e kaluar. Çmimet ishin parashikuar të rriteshin me 0,1%.