Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron të blejë Groenlandën, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sigurojnë mbrojtjen e tyre, sipas “Reuters”.
Danimarka dhe Groenlanda, kanë refuzuar, duke thënë se çdo shqetësim që kishte Uashingtoni mund të adresohej përmes marrëveshjeve ekzistuese të mbrojtjes.
Tetë vende kanë territor në Arktik: Rusia, SHBA-ja, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Islanda.





