Pse holandezët u bënë popullsia më e gjatë në botë?, shkruan corriere.com. Kjo është pyetja që i bënë vetes studiuesja Kristina Thompson, profesoreshë e Shëndetit dhe Shoqërisë në Universitetin ”Wageningen” në Holandë dhe kolegu i saj Björn Quanjer, studiues në Universitetin ”Radboud”. Dy studiuesit publikuan studimin në të cilin ata analizojnë lidhjen e qarta midis gjendjes shëndetësore të një popullate duke analizuar gjatësinë. Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, gjatësia e holandezëve ka mbetur relativisht e qëndrueshme. Në Evropë, deri në vitin 1800, gjatësia mesatare varionte midis 165 dhe 170 centimetra. Por, diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në 200 vitet e fundit: gjatësitë janë rritur në mënyrë dramatike në të gjithë botën, por veçanërisht në Evropë. Në shumë vende evropiane, gjatësia është rritur mesatarisht me më shumë se 15 centimetra dhe kjo ka qenë veçanërisht e dukshme në Holandë: holandezi mesatar ka shkuar nga 166 centimetra në vitin 1810 në 184 centimetra sot, me një rritje prej 18 centimetrash në vetëm dy sheku