Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Çifti i hapur” vjen për festa në Teatrin Eksperimental

“Çifti i hapur” vjen për festa në Teatrin Eksperimental

Aktorët Romir Zalla e Suela Bako të cilët janë çift në jetën reale, së shpejti do t’i prezantohen publikut me veprën e një tjetër çifti të famshëm, me komedinë “Çifti i hapur”, shkruar nga Dario Fo e Franca Rame. Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Gostivarit, Teatri “Aleksander Moisiu” dhe Teatri i Gostivarit sjellin këtë vepër italiane e vënë në skenat e të gjithë botës. Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Regjisori i veprës është Sulejman Rushiti dhe premiera do të jetë mbrëmjen e 28 nëntorit, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në datat 7 dhe 8 dhjetor, do të shfaqet në Teatrin “Moisiu” të Durrësit. Dramaturgu i njohur italian, Dario Fo, pati rrëfyer se vepra ishte tërësisht e bashkëshortes së tij, Franca Rame, por ai pati ndërhyrë vetëm në finalen e saj. “Çifti i hapur” (Coppia aperta, quasi spalancata) është vepra më e vënë në skenë, shkruar nga Fo dhe Rame, me pothuaj 700 produksione nëpër botë. Megjithëse i shkruar në 1982, skenari mbetet aktual dhe i bën spektatorët, sidomos burrat, të reflektojnë dhe të pranojnë faktin se gjejnë vetveten tek personazhi në skenë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ