Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARECIA paralajmëroi Ukrainën të mos shpërthejë “Nord Stream”

CIA paralajmëroi Ukrainën të mos shpërthejë “Nord Stream”

CIA paralajmëroi Ukrainën që të mos shkatërrojë Nord Stream disa muaj përpara sulmit në tubacionet e gazit, pasi mori një informacion nga shërbimet sekrete ushtarake holandeze, sipas “Politico”. Agjencia e shërbimeve sekrete ushtarake holandeze, MIVD, mori informacion në lidhje me një sulm të afërt në Nord Stream nga një burim i paidentifikuar në Ukrainë në muajin qershor, tre muaj përpara se një seri shpërthimesh nënujore të goditnin tubacionet shtatorin e kaluar, një hetim i përbashkët nga holandezët dhe gjermanët. Sipas planit të zbuluar nga MIVD, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny, ishte në krye të operacionit kundër Nord Stream, i cili përfshinte një ekip të vogël zhytësish që udhëtonin me mjete lundruese dhe supozohej të zhvillohej në mes të qershorit 2022. Shërbimet sekrete ushtarake holandeze më pas informuan SHBA-në, e cila kontaktoi me Ukrainën nëpërmjet CIA-s për t’i paralajmëruar. Shtatorin e kaluar, tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, që lidhin Rusinë me Gjermaninë përmes Detit Baltik, u vunë në shënjestër nga dy shpërthime, në atë që është quajtur ‘një akt sabotimi i qëllimshëm nga autoritetet suedeze dhe daneze’. Edhe pse gishtat u drejtuan shpejt nga Rusia për bombardimin, fajtori ende nuk është identifikuar. Në një intervistë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mohoi çdo përfshirje në sulm. “Unë jam president dhe jap urdhra në përputhje me rrethanat”, tha Zelensky. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments