Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës do të zhvillohet për tri ditë nga 6-8 shtator, Check-in Fest.

Ky festival do t’i dhurojë qytetarëve gjirokastritë, por edhe turistëve mundësinë e argëtimit dhe promovimit kulturor të trashëgimisë përmes aktiviteteve të shumta.

Tingujt e muzikës do të performohen nga banda dhe artistë shumë të veçantë si Eugent Bushpepa, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, grupi muzikor Elita 5, Sardi, Kida, Buta, MC Kresha dhe Lyrical Son, si dhe Dj të njohur si Amer Doux, Leo Ciko etj.

Ky festival do t’i japë qytetit një pamje akoma më të bukur duke ftuar të gjithë për të kaluar një eksperiencë unike.