Chatboti ”ChatGPT” është përdorur nga një rrjet llogarish iraniane për të gjeneruar tekste që synojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklaroi kompania OpenAI. “Ne ndaluam llogaritë e lidhura me një operacion të ndikimit iranian që përdorte ChatGPT për të gjeneruar përmbajtje të përqendruar në tema të shumta, duke përfshirë fushatën presidenciale të SHBA-së”, theksoi kompania në një deklaratë. “Kemi identifikuar dhe hequr një grup llogarish ChatGPT që gjenerojnë përmbajtje për një operacion të fshehtë të ndikimit iranian të identifikuar si Storm-2035”, thuhej në deklaratë. “Ne nuk kemi parë asnjë tregues se kjo përmbajtje ka arritur një audiencë të konsiderueshme”, thekson OpenAl. OpenAI nuk specifikoi numrin e përfshirë, por tha se tekstet kishin për qëllim t’u bëjnë thirrje njerëzve që ndjekin të dyja partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara. Tekstet mbulonin gjithashtu tema nga lufta e Gazës deri te Lojërat Olimpike, si dhe tema të modës. Tekstet u krijuan për kontribute në platformat online dhe artikuj të rremë në faqet e internetit. ChatGPT mund të gjenerojë tekste të nivelit gjuhësor njerëzor në sekonda, duke çuar në shqetësime se këto mund të keqpërdoren për të prodhuar dhe përhapur informacione të rreme ose propagandë në një shkallë të gjerë me një kosto relativisht të ulët.
Home SOCIALE NDERKOMBETARE ChatGPT ndalon llogaritë iraniane të lidhura me planin për të ndikuar në...