Qyteti i Nju Jorkut i thotë lamtumirë Charlie Moss, ”magjistarit” të reklamës “I love NY”, me zemrën e vogël të kuqe në qendër, në mesin e viteve ’70 të shekullit të kaluar. Moss kontribuoi në transformimin e qytetit Gotham, me simbolin e “mollës së kafshuar” në metropolin vezullues, një magnet për turistët nga e gjithë bota. Moss vdiq nga një atak në zemër në shtëpinë e tij në Wainscott në Long Island. Ai ishte 85 vjeç. Ishin vite të vështira për Big Apple, me banorët që iknin në periferi më të jetueshme dhe të pastrehët në çdo cep të rrugëve të pushtuara nga mbeturinat dhe të bërë të rrezikshëm nga krimi dhe tensionet racore. Pesë vjet më vonë, një nga “baballarët” e sloganit, zëvendëskëshilltari për tregti, William Doyle, ia atribuoi logos të ardhurat e qytetit prej mbi tre miliardë dollarë nga turizmi.