Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARECharles III zotohet të forcojë lidhjet britaniko-gjermane

Charles III zotohet të forcojë lidhjet britaniko-gjermane

Mbreti Charles III vlerësoi marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Britanisë se Madhe gjatë një fjalimi në banketin shtetëror dje në mbrëmje në Berlin, pasi u prit me nderime ushtarake në Brandenburg Gate, në vizitën e tij të parë jashtë vendit si monark. “Marrëdhënia midis Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ka shumë rëndësi për mua … Unë jam më i bindur se kurrë për vlerën e tij të qëndrueshme, për të gjithë ne”, tha Charles, duke shtuar se vendimi i tij për të vizituar Gjermaninë menjëherë pasi u bë mbret thekson edhe rëndësinë e saj. “Unë mund t’ju siguroj se gjatë gjithë detyrës sime si mbret, do të bëj gjithçka që mundem për të forcuar lidhjet midis nesh”, tha mbreti Charles. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili organizoi darkën në rezidencën e tij zyrtare, Pallatin Bellevue, theksoi gjithashtu fuqinë e marrëdhënieve anglo-gjermane gjatë fjalimit të tij. Mbreti Charles tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Camilla ishin shumë të emocionuar nga pritja e ngrohtë në Gjermani. Ai gjithashtu falënderoi gjermanët për mesazhet thellësisht prekëse pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II, shtatorin e kaluar. Mbreti Charles shprehu vlerësimin e tij për Gjermaninë , e cila pranoi mbi një milion refugjatë nga Ukraina, duke demostruar kështu bujarinë e shpirtit të popullit gjerman. Ai pritet të vizitojë sot një qendër strehimore për refugjatët ukrainas në ish-aeroportin Tegel të Berlinit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ