Kur zemëroheni në trurin tuaj ndodhin procese automatike që përcaktojnë se si ndiheni dhe si veproni. Zemërimi është një emocion i pakëndshëm ju shqetëson, ju vë përballë njerëzve të tjerë dhe ju bën të bëni zgjedhje që nuk do t’i zgjidhnit kurrë me zemër të ftohtë. Për këto arsye përpiqeni të qëndroni larg tyre megjithatë e vërteta është se ky emocion nuk është edhe aq i keq dhe kryen një funksion të rëndësishëm Zemërimi është një reagim emocional që lind kur ndiheni të fyer ose të kërcënuar. Kështu ju shtyn të reagoni për të mbrojtur veten për të shmangur një lloj shqetësimi ose për të përfituar. Në këtë kuptim është një emocion i domosdoshëm dhe i dobishëm pasi ju bën konkurrues dhe ju lejon të vendosni kufij. Ndryshimet që ndodhin në sjelljen dhe gjëndjen tuaj mendore ndërmjetësohen nga një sërë procesesh specifike të trurit për të cilat jeni gjithnjë e më të vetëdijshëm. Kur zemëroheni trupi lëshon sasi më të madhe të norepinefrinës, gjë që çon në zgjim më të madh fizik dhe emocional. Kjo është ajo që shkakton rritjen e presionit të gjakut dhe të rrahjeve të zemrës. Nivelet e dopaminës dhe glutamatit gjithashtu rriten. Anasjelltas, uljet e niveleve të serotoninës dhe vazopresinës ndodhin gjatë një episodi zemërimi. Secila prej emocioneve ka një profil të ndryshëm aktivizimi të trurit dhe në rastin e zemërimit, kjo bëhet nga amigdala. Kjo është një strukturë e vogël nënkortikale që është pjesë e të ashtuquajturit truri emocional, ose sistemi limbik. Amygdala aktivizohet nga stimujt kërcënues për të siguruar mbijetesën. Në trurin tuaj ndodhin ndryshime njohëse, emocionale dhe të sjelljes që janë karakteristike për episodet e zemërimit. Jeni më të vëmendshëm ndaj detajeve dhe është më e vështirë t’iu mashtrosh. Deshironi të keni të drejtë dhe e keni pothuajse të pamundur të qetësoheni gjatë një episodi zemërimi. Nuk jeni në gjendje të analizoni në mënyrë objektive dhe të qetë situatën.https://lajme.rtsh.al/artikull/cfare-ndodh-ne-trurin-tuaj-kur-zemeroheni
Çfarë ndodh kur zemëroheni?
RELATED ARTICLES