Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVACertifikata e gjendjes civile-E-Kosova

Certifikata e gjendjes civile-E-Kosova

Nga sot qytetarët e Kosovës do të mund të nxjerrin certifikatën e gjendjes penale përmes platformës online E-Kosova. Kështu u bë e ditur gjatë prezantimit të platformës online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj lançimin e kësaj platforme e ka konsideruar sukses për sistemin gjyqësor, i cili sipas tij do të ishte i pamundur pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar. Sipas tij ky sistem mundëson për qytetarët e Kosovës certifikatë standarde e cila lëshohet nga një sistem me siguri të lartë kibernetike. “Ne kemi rreth 700 qytetarët më pak që vizitojnë gjykatën sot dhe sinqerisht ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Pra, gjykatat tona janë afruar tek qytetarët me shërbimet e gjykatës në radhë të parë në mënyrë shumë më të besueshme shumë më efikase dhe shumë më thjesht për qytetarët. Përveç kësaj ne duhet ta theksojmë se ky sistem i ka mundësuar Kosovës që të jetë unike edhe në vendet e BE dhe përtej sepse deri më datën 16 dhjetor 2022 kur realisht kur kemi edhe datën e funksionalizimit të Sistemit Qendror të Evidencës Penale gjeneronim nga sistemet manual tona certifikatën që qytetari nuk ishte nën hetime dhe kjo realisht sipas vlerësimit tonë përbënte një diskutim mbi prezumimin e pafajësisë që në shumë raste ne vlerësojmë se ka pas konsekuenca të papranueshme ligjore për qytetarët. Nga 16 dhjetori 2022 përmes këtij sistemi ne realisht kemi shndërruar nga certifikata e qytetarit që nuk është nën hetim në certifikatën që qytetari është apo nuk është i dënuar”, theksoi ai. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi u shpreh se mundësia e nxjerrës së certifikatës së gjendjes penale online ua lehtëson jetën qytetarët. Sipas tij një sistem i tillë rrit edhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Kelmendi tha se si sistem prokurorial do të punojnë që kjo platformë të jetë funksionale dhe efikase. “Prezantimi i kësaj platformë online të këtij sistemi për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale që është përgatitur pas një punë të gjatë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë dhe që është mbështetur nga BE ka një rëndësi të madhe jo vetëm për institucionet tona të drejtësisë, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Pas lëshimit në funksion të kësaj platforme qytetarët që me vite kanë pasur ballafaqime të shumta me procedura të shumta dhe pritje për të siguruar një certifikatë të gjendjes penale tani do ta kenë mundësinë që shumë më shpejt dhe më lehtë të marrin një certifikatë të tillë për çka jam shumë i lumtur që ne po realizojmë një punë që lehtëson jetën e qytetarët. Funksionalizimi i kësaj platforme ka edhe një segment tjetër pozitiv atë të rritjes së bashkëpunimi ndërinstitucional avancimit profesional dhe ngritjes së efikasitetit të institucioneve të sistemit të drejtësisë“, tha Kelmendi. Shefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Johannes Madsen lansimin e Sistemit Qendror të Evidencës Penale e quajt hap të madh për arritjet e sundimit të ligjit në Kosovë. Madsen u shpreh se presin që KGJK ta mirëmbajë këtë sistem. “Nga sot ky sistem kaq shumë i pritur është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës online me disa klikime individët tani mund ta marrin certifikatën për të kaluarën e tyre kriminale nga ana e shtëpive të tyre dhe siç e pamë në video pa marr parasysh se ku jetojnë në qytetar apo në ndonjë fshat të vogël. Themelimi i këtij sistemi qendror të evidencës penale siguron që të gjitha të dhënat në gjykatat në Kosovë ruhen , janë të azhurnuara, të përditësuara në një regjistër të vetëm duke eliminuar çfarëdo çështje apo dyshimi…. Sistemi Qendror i Evidencës Penale është një hap madhor përpara në ndjekjen apo arritjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe ne vazhdojmë të përkrahim dhe arritjet e tyre” tha ai. Platforma e Sistemit Qendror të Evidencës penale është mbështetur nga Bashkimi Evropian. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments