Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARECentralet e mbetura bërthamore do të funksionojnë deri në 2023

Centralet e mbetura bërthamore do të funksionojnë deri në 2023

Ndërsa partitë në koalicionin tripartiak të Olaf Scholz vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e energjisë bërthamore, kancelari gjerman vendosi që tre centralet e mbetura të vendit të funksionojnë deri më 15 prill 2023, sipas një zëdhënësi të qeverisë në Berlin. Gjermanisë i është dashur të ristrukturojë rrjetin e saj të energjisë për shkak të një ndërprerjeje në furnizimin me gaz rus si pasojë e luftës në Ukrainë. Reduktimi i furnizimit me gaz dhe rritja e çmimeve kanë rritur shqetësimet për mungesë të ngrohjes dhe energjisë këtë dimër. Një zgjidhje që po shqyrtohet ka qenë përdorimi i përkohshëm i centraleve bërthamore që ishin planifikuar të hiqeshin gradualisht sipas një propozimi të qeverisë. Partitë në koalicionin qeverisës të Gjermanisë nuk kanë qënë në gjendje të arrinin një marrëveshje për përdorimin e energjisë bërthamore, pavarësisht bisedimeve të nivelit të lartë gjatë fundjavës.https://ata.gov.al/2022/10/17/gjermani-scholz-centralet-e-mbetura-berthamore-do-te-funksionojne-deri-ne-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments