Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë për vitin 2025 prodhoi rezultate shumë pozitive me 13 mijë individë më shumë si dhe 5 specie më shumë krahasuar me censin e vitit 2024

Sipas censit, për numrin e shpendëve, dy zonat më të rëndësishme të shpendëve ujorë janë: Vendi i parë Divjakë – Karavasta – 26 533 individë, vendi i dytë Liqeni i Shkodrës – 23 899 individë, për numrin e specieve, dy zonat më të rëndësishme të specieve ujorë janë: Vendi i parë Divjakë – Karavasta – 46 specie, Vendi i dytë Vjosë-Nartë – 39 specie.

Më 18-19 janar, 120 specialistë nga 12 Administrata të Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët zhvilluan një monitorim të detajuar të popullatave të shpendëve, duke siguruar një vlerësim të plotë të popullatave të shpendëve ujorë.

Censi i Shpendëve Ujorë Dimërues është një aktivitet shkencor që ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e qëndrueshëm të habitateve natyrore dhe kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit të pasur të Shqipërisë.