Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALECelibashi: E nevojshme të përmirësojmë kuadrin ligjor

Celibashi: E nevojshme të përmirësojmë kuadrin ligjor

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me International IDEA dhe Qendrën e Ligjit e Finlandës organizuan tryezën e diskutimit “Mbikëqyrja e Fushatave Zgjedhore në Epokën Digjitale: Mundësi për të Zgjeruar Rregullimin dhe Transparencën në Shqipëri”.

Në këtë takim të mbajtur në sallën plenare të KQZ morën pjesë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, shoqërisë civile, të kompanisë META/Facebook, auditues zgjedhorë, financierët e partive politike dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Në fokus të aktivitetit ishte sfida e re të masivizimit të fushatave zgjedhore online dhe mënyrën se si aktorët politikë shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në këtë sferë. Fushata online operon shpesh në një mjedis me rregulla të paqarta dhe ku militojnë aktorët negativë, ndaj institucionet mbikëqyrëse e kanë të vështirë të ndjekin ritmin e shpejtë të ndryshimeve në këtë mjedis digjital.

Për të analizuar sfidat e mësipërme nëpërmjet një hulumtimi të thellë të problemeve specifike që Shqipëria përballon, International IDEA dhe Qendra e Sundimit të Ligjit e Finlandës kanë zhvilluar studimin “Menaxhimi i Fushatës së Zgjedhjeve në Epokën Digjitale: Perspektiva për Rregullim dhe Transparencë më të Madhe në Shqipëri”.

Në këtë tryezë u ndanë gjetjet paraprake të studimit me palët e interesuara në proceset zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi cilësoi si sfida kryesore mungesën e ndryshimeve të shpejta në legjislacionin aktual për të reflektuar zhvillimet në fushën e fushatave online, mungesën e kapaciteteve të mbikqyrjes, mosrespektimi i periudhave të heshtjes zgjedhore, fushata të paligjshme dhe shpenzime online nga palë të treta, si edhe raportimet e gabuara të shpenzimeve në media sociale.

Komisioneri Celibash theksoi se, “është e nevojshme të përmirësojmë kuadrin ligjor, të rrisim kapacitetet e organeve të mbikqyrjes dhe të përcaktojmë standarde të qarta të transparencës për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe rritur besueshmërinë në politikë”.

Zyrtarja e Programit të International IDEA, Blerta Hoxha theksoi rëndësinë e adresimit në reformën e ardhshme zgjedhore, të sfidave me të cilat po përballet vendi ynë sa i përket fushatave zgjedhore online dhe shpenzimeve të partive politike/kandidatëve në platformat elektronike.

Të pranishmit ndanë mendimet e tyre lidhur me mënyrat se si duhet të adresohen problematikat e zhvillimit të fushatave zgjedhore online, si edhe dakordësuan për mbajtjen e diskutimeve të mëtejshme si përpjekje bashkëpunuese për të kontribuar në rekomandime për reformimin e kornizës rregullative në Shqipëri për Financimin e Fushatave Online.

Aktiviteti vjen në kuadër të projektit “Integriteti dhe Besimi në Zgjedhjet Shqiptare: Nxitja e Transparencës së Financave Politike dhe Përdorimit të Sigurt të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit”, i ndërmarrë nga International IDEA dhe Qendra e Ligjit e Finlandës me përfitues të drejtpërdrejtë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ