Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale për katër profesione, në kuadër të marrëveshjes CEFTA. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA). Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
CEFTA, qeveria miraton njohjen e kualifikimeve profesionale
RELATED ARTICLES