Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të shkojë në zgjedhjet për president të UEFA-së në prill si kandidati i vetëm. Sipas deklaratës së UEFA-së, ka përfunduar procesi i kandidimit për zgjedhjet që do të mbahen në Kongresin e 47-të të UEFA-s më 5 prill në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë. Ceferin, i cili u shpall kandidati i vetëm për zgjedhje, do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vite të tjera. Ceferin u zgjodh presidenti i 7-të i UEFA-së në vitin 2016. Futbollisti slloven 55-vjeçar u emërua president për herë të dytë në zgjedhjet e vitit 2019. ATA