Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETÇdo turist që do vizitojë Shqipërinë do të duhet të paguajë taksë

Çdo turist që do vizitojë Shqipërinë do të duhet të paguajë taksë

Qeveria diskuton mundësinë e digjitalizimit të të dhënave që për çdo turist që zgjedh të kalojë natën në hotel, bujtinë apo dhe banesë e regjistruar për qëllime hotelerie, do të duhet të paguajë dhe taksën për fjetjen.

Ky lloj taksimi njihet në fakt në të gjithë botën, por dhe në vendin tonë deri më tani ka qenë jo e formalizuar.

Ministrja e Turizmit ka garantuar se nuk do rritet TVSH-ja për turizmin që aktualisht është 6 përqind, por u kujton strukturave akomoduese se kanë detyrim për t’u regjistruar pranë ministrisë për ta përfituar atë.

Sipas ministres, vitin e ardhshëm do të jetë gati sistemi ndërkombëtar SAT mbi llogaritjen e saktë të shifrave të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments