Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEÇdo shqiptari që ka punuar në Itali, i njihen vitet e pensionit

Çdo shqiptari që ka punuar në Itali, i njihen vitet e pensionit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cilësoi sot arritjen e marrëveshjes së njohjes së pensioneve me Italinë si ditë fitoreje. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, ministrja Ibrahimaj theksoi se “qeveria shqiptare i ka nisur përpjekjet për këtë marrëveshje shumë vite më parë, nga viti 2014 ato janë intensifikuar deri më sot ku marrëveshja është dakordësuar mes dy delegacioneve të qeverisë shqiptare, përkatësisht përfaqësuesve të Ministrisë së Financave të Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe përfaqësuesve të ministrisë përkatëse të Italisë dhe institutit të tyre të sigurimeve shoqërore, të cilët gjej rastin t’i falënderoj pasi dy vitet e fundit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme duke raportuar çdo element të marrëveshjes teknike, e cila do të kalojë pranë dy qeverive për miratim dhe më pas pranë parlamentit për miratim”. “Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pensionet e pleqërisë, mbulon sigurimet për përfitimet për sëmundjet dhe lejet e lindjet dhe mbulojnë dhe sigurimet për papunësinë. Është marrëveshje e gjerë dhe e plotë nëpërmjet të cilës çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali apo një pjesë të viteve në Itali dhe Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ai individ do të dalë në pension sipas ligjeve respektive të të dyja vendeve”, nënvizoi Ibrahimaj. Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali hartimi i kësaj marrëveshje dhe sigurisht është shprehje e qartë e vullnetit politik të të dy qeverive, shqiptare dhe italiane finalizimi i kësaj marrëveshje teknike. “Sot mund të themi se për këta shqiptarë është ditë fitoreje, pasi përmbushet e gjithë periudha e punës së tyre. Qeveria shqiptare e ka pasur me prioritet trajtimin e kësaj marrëveshjeje në të gjitha nivelet e komunikimit diplomatik dhe politik gjithashtu edhe qeveria italiane”, tha ministrja. Më tej Ibrahimaj theksoi se “kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike që dy vendet kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë dhe prioritetin e përbashkët integrimin e Shqipërisë në BE. Italia është vendi që në kohëra më të vështira i është gjendur më pranë Shqipërisë dhe është një nga partnerët tanë strategjikë dhe më të rëndësishmit ekonomikë”. Ministrja Ibrahimaj shprehu mirënjohjen për rolin e jashtëzakonshëm që komuniteti shqiptar ka mbajtur, ka pasur dhe ka luajtur në hartimin e kësaj marrëveshje, në lobimin pranë dy qeverive me qëllim finalizimin e procedurave dhe për nënshkrimin më tutje të kësaj marrëveshje.http://ata.gov.al/2022/07/27/ibrahimaj-cdo-shqiptari-qe-ka-punuar-ne-itali-i-njihen-vitet-e-pensionit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments