Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Aktiviteti u zhvillua në Wells, Britani e Madhe dhe në të morën pjesë 160 vende. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e cilësoi një arritje të shkëlqyer. Peleshi tha se ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA mori pjesë në një garë sfiduese dhe të mundimshme që nxori në pah vlerat e lidershipit, punën në ekip dhe aftësi shumë të larta fizike në përmbushjen e misionit. “Ekipi u trajnua në kushte tejet të vështira atmosferike dhe psikologjike, në terren të thyer dhe të panjohur”, shtoi Peleshi. Regjimenti i Operacioneve Speciale është struktura më elitare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Regjimenti u krijua vitin e kaluar pas bashkimit të Batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando.http://ata.gov.al/2022/10/11/cambrian-patrol-2022%e2%80%b3-ekipi-i-fa-se-renditet-i-dyti-mes-30-shteteve-pjesemarrese/