Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Butrint 2000”, historia e festivalit që u kthye në shkollë teatrore

“Butrint 2000”, historia e festivalit që u kthye në shkollë teatrore

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua “lectio magistralis” me Alfred Bualotin, aktor dhe drejtori artistik të festivalit “Butrint 2000”. Veprimtarinë e çeli drejtori i Qendrës së Studimit të Arteve, akad. Stefan Çapaliku. Ai tha se festivali “Butrint 2000” është një festival shumë i rëndësishëm për jetën teatrore shqiptare, të cilin Bualoti e ktheu në festivalin e Butrintit duke e transformuar në një shkollë të jashtëzakonshme. Dr. Anxhela Çikopano, moderatorja e aktivitetit, kujtoi se ky festival është vlerësuar shumë nga artisti Maks Velo i cili ka thënë se “duhet të kuptojmë që festivali i Butrintit është një festival i pakrahasueshëm!” Ndërsa vetë Bualoti shprehu mirënjohjen për vlerësimin që i kanë bërë festivalit kritikët e njohur si i ndjeri Adriatik Kallulli, Josif Papagjoni, Stefan Çapaliku, etj., dhe rrëfeu se “Butrint 2000” nisi të shtojë trupat pjesëmarrëse, jo vetëm se ato plotësonin parametrat artistikë, por edhe për specifikën e vendit të hapur që ishte një sprovë e madhe për shfaqjet. Lidhur me skenën e hapur, Bualoti u shpreh se, ajo bëri që kriteri i përzgjedhjes të ishte sfidues për trupat më të mira në nivel rajonal e ndërkombëtar. Bualoti rrëfeu rrugëtimin e këtij festivali që nisi nga një aplikim, në ‘98-n, në projektet e Ministrisë së Kulturës, kur ministër Kulture ishte kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama. Ai kujtoi se teatri antik i Butrintit në atë kohë ishte i mbuluar nga uji dhe ferrat. Në festivalin “Butrint 2000” kanë marrë pjesë trupa teatrore nga Italia, Franca, SHBA, Anglia, Greqia, Rusia, Kosova, Zvicra, Republika Çeke, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania, Spanja, Bullgaria, Ukraina, Kina, Holanda, Qipro, Hungaria, Suedia, Polonia e Shqipëria. Nga këto vende kanë pasur fatin të luajnë në skenën magjike të Butrintit rreth 3000 artistë, ndërsa shfaqjet janë ndjekur nga mijëra spektatorë vendas e të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ