Shqipëria po mahnit vizitorët me bukuritë e saj të paprekura, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, duke u shfaqur si një destinacion sekret turistik në Evropë, shkruan Rekha Nair për revistën indiane “Business News This Week”.

E fshehur në Gadishullin Ballkanik, Shqipëria ofron peizazhe natyrore marramendëse, plazhe të pastra, trashëgimi të lashtë dhe përvoja udhëtimi të përballueshme – duke e bërë atë destinacionin perfekt për turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende përtej pikave kryesore evropiane.

Me vijën e saj bregdetare mahnitëse përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron disa nga plazhet më të pastra të Evropës, shkëmbinj të thyer dhe qytete bregdetare të gjalla.

Gjithashtu, vendi i bukur ballkanik ka një trashëgimi kulturore me ndikime ilire, romake, bizantine dhe osmane, të pasur me histori dhe bukuri të pakrahasueshme.

Ndërsa turistët globalë janë në kërkim të alternativave të pazbuluara dhe me buxhet të përballueshëm – krahasuar me destinacionet tradicionale evropiane.