Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë ftoi sot gjimnazistët shqiptarë të mos humbasin mundësinë për të nisur një udhëtim që i ndryshon jetën.
Shtetet e Bashkuara ofrojnë bursa për nxënësit/studentët shqiptarë për kadetë ushtrie në West Point ose studentë në Akademinë e Marinës, thekson ambasada amerikane.
Ambasadan ndau në rrjetet social edhe një video ku Nëntogeri Enea Hilaj, i cili është diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ëest Point, Nju Jork në vitin 2022, tregon përvojën e tij dhe çfarë e motivoi të regjistrohej.
“West Point, përveçse është një akademi ushtarake, ofron të gjitha mundësitë e një universiteti në SHBA. Mos e humbisni mundësinë tuaj për të marrë një diplomë universitare në Shtetet e Bashkuara me bursë të plotë. Aplikoni tani!”, thekson ambasada e SHBA.