Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius do të jenë sot të pranishëm kur Bundeswehr-i do të vërë në shërbim sistemin e tij të parë të mbrojtjes ajrore ”IRIS-T SLM” në Todendorf në landin verior të Schleswig-Holsteinit.

Qeveria gjermane ka dorëzuar tashmë katër nga këto sisteme armësh dhe tre sisteme ”IRIS-T SLS” në Ukrainë.

Ata kanë dëshmuar vlerën e tyre në mbrojtjen kundër sulmeve me dron dhe raketa balistike ruse.

Bundeswehr tashmë ka sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme ”Patriot”, të cilat tani po plotësohen me sistemin ”IRIS-T”.

Sistemi i ri i armëve do të bëhet një komponent qendror i sistemit evropian të mbrojtjes ajrore ”Sky Shield”, të iniciuar nga Gjermania