Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, ka shtuar një pasazh të mëtejshëm në Kodin Penal që e bën të dënueshme shprehimisht miratimin, mohimin ose banalizimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës. Bundestagu votoi për të miratuar një ndryshim në legjislacionin ekzistues të gjuhës së urrejtjes. Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian akuzoi Gjermaninë për dështimin në zbatimin e një vendimi penal të mjaftueshëm për të luftuar racizmin dhe ksenofobinë. Hapi i ri forcon legjislacionin ekzistues. Ligji aktual i miratuar në 1994 prezantoi një dispozitë që sanksionon në mënyrë eksplicite mohimin e Holokaustit në Kodin Penal gjerman dhe parashikon deri në pesë vjet burgim ose gjobë.http://ata.gov.al/2022/10/21/gjermani-bundestagu-mohimi-i-holokaustit-veper-penale/