Në vitin 2024, javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39,8 orë), Bullgari (39,0), Poloni (38,9) dhe Rumani (38,8), sipas “Eurostat”.

Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32,1 orë), e ndjekur nga Danimarka, Gjermania dhe Austria (secila nga 33,9).

Në Bullgari, orët aktuale javore të punës mbetën të pandryshuara që nga viti 2023.

Në vitin 2024, orët aktuale javore për punonjësit me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme të moshës 20-64 vjeç në BE ishin mesatarisht 36,0 orë – nga 37,0 orë në vitin 2014 dhe 36,1 orë në vitin 2023.

Sektorët ekonomik që regjistruan javën më të gjatë të punës në BE, në vitin 2024, ishin bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (41,2 orë aktuale pune), minierat dhe guroret (38,8) dhe ndërtimi (38,7).

Ndërsa javët më të shkurtra të punës u regjistruan në sektorët si arsimi (31,9 orë) dhe artet, argëtimi dhe rekreacioni (32,9 orë).