Bullgaria ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në misionin e BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase, deklaroi sot në Bruksel ministri i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov. Stojanov propozoi që katër grupe prej 15 ushtarësh ukrainas të trajnohen si mjekë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, në Sofje. Ministri i Mbrojtjes, Stojanov mori pjesë sot në një forum të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së, ne Bruksel. Ministri theksoi se Bullgaria do të kontribuojë me personel dhe pajisje për trajnimin e forcave të armatosura të Ukrainës. Ai theksoi se nuk është vendosur ende se çfarë pajisjesh do të sigurohen. “Zhvillova një takim me ministrin holandez të Mbrojtjes. Ata shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në trajnimin e pilotëve tanë për F-16”, tha Stojanov i pyetur nëse Holanda ishte e gatshme t’i siguronte Bullgarisë avionë F-16 në këmbim të MiG-29 të Forcave Ajrore Bullgare. Sipas Stojanov, MiG-29 pritet të qëndrojnë në shërbim deri në fund të vitit 2023.https://ata.gov.al/2022/11/15/sofje-bullgaria-e-gatshme-te-trajnoje-60-trupa-ukrainase/