Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBullgaria dhe Rumania teknikisht gati për anëtarësimin në Schengen

Bullgaria dhe Rumania teknikisht gati për anëtarësimin në Schengen

Me Schengenin gjërat po evoluojnë në drejtimin e duhur dhe kjo kryesisht për shkak të përpjekjeve të qeverisë së përkohshme, e cila ngriti një temë të harruar, deklaroi ministri bullgar në detyrë i Drejtësisë, Krum Zarkov. Sipas tij, vendet që pengojnë pranimin e Bullgarisë në zonën Schengen e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë argumente për këtë. Ai shtoi se përpjekjet për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Schengen duhet të vazhdojnë edhe nga qeveria e ardhshme. “Vendimi është politik, por pasojat e tij janë praktike”, sipas Zarkov. “Ka një presion të dukshëm të fortë migrator në kufirin bullgaro-turk dhe ne duhet ta sigurojmë atë me forcat që kemi dhe jo t’i shpërndajmë në kufijtë e brendshëm”, theksoi ai. “Bullgaria ka fituar të drejtën e integrimit më të thellë në hapësirën evropiane, e cila është kyçe si për Evropën ashtu edhe për Bullgarinë”, shtoi Zarkov.https://ata.gov.al/2022/10/08/sofje-zarkov-bullgaria-dhe-rumania-teknikisht-gati-per-anetaresimin-ne-schengen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments