Veprimet e bankingut në distancë, nëpërmjet internetit ose telefonit celular, u rritën përsëri me ritme të larta në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë 2023, numri i transaksioneve në distancë arriti në pothuajse 1.68 milionë, në rritje me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tashmë, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e bankingut në distancë, çka nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të tjera, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë. Nocioni i home banking përfshin ato veprime bankare që urdhërohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë. Ndërkohë, bankat gradualisht po tentojnë të ofrojnë në kanalet dixhitale jo vetëm shërbimet, por tashmë edhe disa prej produkteve bankare. Nëpërmjet platformave të e-banking, banka të veçanta tashmë ofrojnë mundësinë për të hapur llogari ose depozita, si edhe të merret kredi pa pasur nevojë për t’u paraqitur fizikisht në bankë. Në fund të vitit 2022, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 878 mijë, në rritje vjetore me 24%. Vlerësohet se tashmë 28.2% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 23.2% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2021. 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. atsh
BSH: Veprimet përmes bankingut u rritën me 29%
RELATED ARTICLES