Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti nga 71,39% në 70,90%  krahasuar me 6-mujorin e parë 2024.

Sipas BSH-së për dhëniet bankare me parapagim (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma e kredisë shënoi rënie në 13,9% nga 14,04% që ishte në gjashtëmujorin e parë.

Për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, norma e interesit shënoi 20,47% nga 19,7% që ishte në gjysmën e parë të 2024.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 deri 600 mijë lekë, norma mesatare e interesit zbriti në 11% nga 11,68% në 6-mujorin e dytë 2024.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 2,75%.

Gjithashtu vendosi të mbetet e pandryshuar norma e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1,75% si dhe norma e interesit të kredisë njëditore në 3,75%.