Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti, portofoli i kredisë konsumatore arriti në afro 92 miliardë lekë, me një rritje prej 5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.

Referuar statistikave, Tirana kryeson me vlerën më të lartë të totalit të kredisë konsumatore për këtë periudhë me rreth 51 miliardë lekë, ndërsa në qytetet e tjera ky tregues ruan nivelet njëshifrore.

Durrësi është qarku i dytë që e ka zgjeruar portofolin e huave me 4,5% në krahasim me një tremujor më parë, ndërsa për qarkun e Lezhës dhe të Korçës rezulton rritja e kredisë konsumatore në vlerë më të vogël, përkatësisht me 1,7 miliardë lekë dhe 2,6 miliardë lekë.

Kredia konsumatore ku përfshihet edhe overdrafti, iu jepet individëve për të financuar blerjen e mallrave të qëndrueshëm si elektroshtëpiake, pajisje elektronike, makinë, mobilje ose për të blerë mallra jo të qëndrueshëm siç janë produktet ushqimore dhe të tjera