Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Rezerva valutore arrin në 5.54 miliardë euro

BSH: Rezerva valutore arrin në 5.54 miliardë euro

Rezerva valutore në vend u rrit në nivelin 5.54 miliardë euro në fund të qershorit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, krahasuar me muajin maj, rezerva valutore u rrit me 12 %. Në harkun kohor të një muaji rezerva valutore e vendit është rritur me rreth 600 milionë euro. Ndërkaq, treguesi tjetër i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, rezervat në monedhë të huaj ka shënuar nivelin 5.5 miliardë dollarë, nga 4.7 miliardë në muajin maj, me një rritje prej rreth 15 %. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që në fillim të këtij viti një strategji të zgjerimit gradual të rezervës valutore nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor. Sipas vendimmarrjes së Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohej që këtë vit të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove. Vlera minimale e rezervës valutore duhet të jetë e mjaftueshme për mbuluar të paktën katër muaj importe. Ndërkohë, që sipas ecurisë aktuale të importeve dhe kursit të këmbimit, kjo vlerë është shumë më e lartë se pragu i mësipërm. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments