Rritja e normës bazë nga Banka Qendrore Europiane (BQE) ka sjellë disa ndikime direkte edhe për rezervat e detyrueshme dhe tepricat që sektori bankar shqiptar mban pranë Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë parashikon që norma e interesit të remunerimit (shpërblimit) të rezervës së detyruar në Euro është e barabartë me normën e interesit të depozitës të përcaktuar nga BQE-ja, por jo më e madhe se zero, ndërsa ajo e interesit të remunerimit të tepricës në Euro është 25 pikë bazë (0.25%) më e ulët se norma e interesit të depozitës së përcaktuar nga BQE-ja, por jo më e madhe se 0. Konkretisht, me rritjen e normave të interesit nga BQE-ja, tashmë norma e remunerimit të rezervës së detyrueshme në euro do të jetë 0, ndërsa norma e interesit të remunerimit të tepricës mbi këtë rezervë të detyrueshme do të jetë -0.25%. Rezerva e detyrueshme konsiston në një përqindje të caktuar të detyrimeve të tyre, që bankat tregtare duhet t’i mbajnë të bllokuara si rezervë në bankën qendrore.http://ata.gov.al/2022/07/25/bsh-norma-e-rezerves-se-detyrueshme-ne-euro-do-te-jete-0/
BSH: Norma e rezervës së detyrueshme në euro do të jetë 0%
RELATED ARTICLES