Sipas BSH-së, në muajin nëntor 2024 niveli i kredive me probleme zbriti në 4,48%, nga 4,6% që ishte në muajin tetor të vitit të kaluar.
Krahasuar me një vit më parë (nëntor 2023- nëntor 2024) ky tregues shënoi rënie me 0,59%.
Ndikim në rënien e kredisë me probleme kanë dhënë rritja e fuqisë paguese nga kreditorët në sajë të zgjerimit të të ardhurave, nga rritja e pagave, aktiviteti ekonomik si dhe fshirja e kredive të humbura.
Banka Qendrore vëren se kreditë me probleme janë në nivel të qëndrueshëm dhe ato regjistrojnë aktualisht treguesin më të ulët në 16 vitet e fundit.
Sipas BSH-së, në fund të 11-mujorit 2024 portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 332 miliardë lekëve, ku kryeson sektori i pasurive të paluajtshme, ndërtimi e turizmi.