Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në muajin janar bankat disbursuan 31,9 miliardë lekë kredi për ekonominë, me një rritje prej 36% me bazë vjetore.
Ndikimin kryesor në rritjen e kreditimit në muajin e parë të këtij viti dhanë individët por dhe biznesi.
Shifrat tregojnë se kredia për individët shënoi 9, 5 miliardë lekë ose 42% më shumë se në janar 2024.
Ndërsa për bizneset kredia e re (janar 2025) u rrit me 17%, duke prekur shifrën e 19, 6 miliardë lekëve.
Banka e Shqipërisë vëren se rritja e kreditimit në ekonomi po mbështetet nga trendi në rritje i ekonomisë reale, ku spikatin sektorët e turizmit, shërbimeve, pasuritë e paluajtshme.
Gjithashtu, kreditimi në rritje i adresohet normave të ulëta të interesit nxitur nga politika monetare lehtësuese e Bankës Qendrore