Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Kredia me probleme zbriti në nivelin 4.69% në shkurt 2024

BSH: Kredia me probleme zbriti në nivelin 4.69% në shkurt 2024

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në shkurt të këtij viti treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.69%, nga 4.88 % që ishte në janar 2024. Sipas BSH-së, raporti i kredive me probleme shënon nivelin më të ulët ndër vite dhe ndikim ka dhënë edhe rritja e portofolit të totalit të kredisë për ekonominë gjatë muajit shkurt krahasuar me janarin. Në analizën e saj BSH-ja vëren se, gjatë vitit 2023 kreditë me probleme u luhatën në intervalin mbi 5%, duke arritur një maksimum prej 5,3% në muajin gusht.

Por, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar falë zgjerimit të kredisë gjatë fundit të vitit 2023, duke rikuperuar treguesit siç ishte inflacioni dhe rritja e normës bazë të interesit për lekun në 3,25% që mund të shtonte kreditë me probleme. Huatë me probleme nisën një trajektore të rritje pas krizës financiare globale, ku shënuan nivelin 25% në totalin e kredisë në vitin 2015. Sot ky tregues është në rënie të qëndrueshme dhe ndikim ka dhënë përmirësimi i një sërë treguesish makroekonomik dhe financiar në vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments