Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Kontribut në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste

BSH: Kontribut në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur një trend të qartë forcues gjatë vitit 2023. Në terma vjetorë, ky forcim regjistroi një vlerë mesatare prej 8.5 % gjatë tremujorit të dytë dhe u përshpejtua më tej në muajin korrik, duke regjistruar vlerën 12.1 %. Sipas Bankës Qendrore, kjo ecuri ka pasqyruar përmirësimin e dukshëm të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, çka ka gjeneruar një tepricë valute në tregun e brendshëm. Ky përmirësim rezultoi edhe më i shpejtë në tremujorin e tretë, si pasojë e rritjes me 34 % të eksporteve totale, e rritjes me 14 % të remitancave dhe e rritjes me 10 % të investimeve të huaja direkte, duke rezultuar në një tepricë të ndjeshme pozitive të bilancit korrent dhe të bilancit të përgjithshëm të pagesave. BSH bën të ditur se, forcimi i kursit të këmbimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste. Banka Qendrore kryen një monitorim rigoroz të kursit të këmbimit dhe gjykon se, ecuria e kursit të këmbimit është brenda parashikimeve. Banka e Shqipërisë e ka të përcaktuar me ligj dhe me rregullore kur duhet të ndërhyjë për kursin e këmbimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ