Sipas Bankës së Shqipërisë, në muajin qershor, 1 dollar amerikan këmbehej mesatarisht me 85,1 lekë, duke shënuar nivelin mesatar më të ulët në 15 vjetët e fundit.
Forcimi i lekut kundrejt dollarit amerikan është ndikuar nga dobësimi i këtij të fundit në tregun ndërkombëtar, në vijim të zhvillimeve politike në SHBA.
Banka e Shqipërisë njofton se ka vijuar të kryejë ndërhyrje në tregun valutor përmes ankandeve për blerjen e valutës me objektiv rritjen e rezervës valutore. Krahas ankandeve mujore të blerjes së menjëhershme të valutës, është ruajtur edhe ekuilibri në tregu valutor.
BSH bën të ditur se, ndërkohë edhe në tregjet ndërkombëtare të këmbimit të valutave, dollari amerikan është nënçmuar ndjeshëm ndaj euros dhe monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë.