Biznesi dhe konsumatorët rritën besimi për ecurinë pozitive të ekonomisë në muajin dhjetor 2022. Banka e Shqipërisë, publikoi vrojtimin mbi Treguesit e Ndjesisë Ekonomike, sipas të cilit, u regjistrua rritje me 2.7%. Rritja e indeksit reflektoi përmirësimin e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, ku ndikimin më të madh e patën sektori i ndërtimit dhe i industrisë, ndërsa paralelisht me to, treguesi i besimit të konsumatorëve vijoi përmirësimin edhe në këtë muaj. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, “rritja e treguesve të besimit përkon me një ngadalësim të inflacionit në muajt e fundit”. Sipas BSH-së, treguesi i besimit të industrisë rezultoi në rritje me rreth 2.9 % krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga përmirësimi i balancës për prodhimin aktual dhe ajo e kontratave porositëse. Gjithashtu, bizneset presin rritje të prodhimit në të ardhmen, kundrejt pritjeve në rënie për punësimin dhe për çmimet e produkteve të tyre. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.5% në muajin dhjetor, duke regjistruar përmirësim të ndjeshëm të treguesit për të dytin muaj radhazi. Ndërkohë treguesi i besimit në tregti vijoi prirjen rritëse, me rreth 1.8 pikë përqindje në këtë muaj. Treguesi u ndikua nga vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për punësimin në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie. Treguesi i besimit konsumator rezultoi i përmirësuar me rreth 1.8 pikë përqindje në muajin dhjetor, por duke vijuar të mbetet poshtë mesatares afatgjatë. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si në periudhën aktuale ashtu edhe në të ardhmen. Konsumatorët vlerësojnë me rënie ecurinë aktuale të çmimeve, situatë e cila pritet të vijojë edhe në të ardhmen. ATA
BSH: Biznesi dhe konsumatorët rritën besimin në ekonomi
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on