Depozitat bankare shënuan rritje në janar të këtij viti. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në janar depozitat në total u rritën me 1.85% në krahasim me dhjetorin 2022. Banka e Shqipërisë po ashtu vuri në dukje se stoku i kursimeve që individët, familjet, bizneset jo publike e publike, institucionet financiare dhe ato shtetërore mbajnë në banka, arritën në 11 miliardë euro. Ndikimin kryesor në rritjen e kursimeve e dhanë depozitat në valutë, kryesisht në euro, që është bërë monedha më e preferuar për t’u kursyer. Sipas BSH, në banka ka gjithsej 745 miliardë lekë kursime në valutë, ose 57.27% e totalit. Me bazë vjetore (janar 2023/janar 2022), depozitat totale në sistem u zgjeruan me 5.4%. ATSH
BSH: Bankat kanë 745 miliardë lekë kursime në valutë
RELATED ARTICLES