Kosova renditet në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj, me një fluks investimesh të reja prej 50 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se, investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit 2023 arritën një shifër rekord prej 1.09 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
BSH: 50 milionë euro investime të reja të Kosovës në Shqipëri
RELATED ARTICLES