Në zemër të “Central Park” në Nju Jork është shfaqur një skulpturë e pazakontë; një brumbull gjigant prej alumini, i vendosur mbi fytyrën e një busti gruaje.

Vepra, e realizuar nga artistja, e cila jeton në Berlin, Monira Al Qadiri, është 5 metra e lartë dhe do të qëndrojë e ekspozuar deri në gusht të vitit 2026.

Skulptura mban titullin “First Sun”  (Dielli i Parë) dhe paraqet një skarabe të lidhur me figurën njerëzore.  dhe bazohet në një hyjni egjiptiane, sipas “Public Art Fund”, i cili mbikqyr artin në hapësirat publike të Nju Jorkut.

Al Qadiri ka rikrijuar hyjninë e lashtë egjiptiane Khepri , perëndinë e diellit në lindje, si një monument bashkëkohor. Përmes kësaj vepre, artistja dëshiron të theksojë ndarjen moderne mes njeriut dhe botës natyrore.

E lindur në Senegal në vitin 1983 dhe me prejardhje kuvajtiane, Al Qadiri kujton përmes artit të saj  se si disa kafshë nderoheshin në kulturat e lashta, megjithëse sot, insektet shpesh shpesh perceptohen me frikë ose shpërfillje.

“Skulptura vezulluese sugjeron një të ardhme ku njerëzit dhe kafshët jetojnë në ekuilibër, ku edhe insektet më të thjeshta respektohen për rolin e tyre jetësor në mbajtjen gjallë të çdo forme jete në Tokë”. u shpreh “Public Art Fund”.

“‘First Sun’ na sfidon të shohim hyjnoren në atë që zakonisht do ta shpërfillnim”, theksoi artistja Monira Al Qadiri.