Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBruksel: Biosiguria dhe vaksinimi, për parandalimin, e sëmundjeve të kafshëve

Bruksel: Biosiguria dhe vaksinimi, për parandalimin, e sëmundjeve të kafshëve

Zëvendministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, mori pjesë në Konferencën Ministeriale me temë “Biosiguria dhe vaksinimi, mjetet e rëndësishme në parandalimin, kontrollin dhe ç’rrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve “, që u zhvillua në Bruksel. Konferenca Ministeriale kishte në fokus të veçantë semundjen e Murtajes Afrikane të derrave dhe sëmundjen e Gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë. Jaupllari bëri të ditur se, mesazhet kyç që u përcollën nga kjo konferencë, ishin që biosiguria me kominikimin dhe ndërgjegjësimin ndërmjet fermerëve dhe prodhuesve që mbarështojnë derra, është e një rëndësie të veçantë për parandalimin e ASF. Ministeriali theksoi faktin, që për sëmundjen e ASF, nuk ka një vaksinë efikase për parandalimin dhe kontrollin, teksa parashtroi me rëndësi roli e Shërbimit Veterinar në kryerjen e kontrolli sipas protokolleve ligjore. “Konferenca Ministeriale vuri theksin, në rolin e rëndësishëm që kanë Shërbimet Veterinare të vendeve për të kontrolluar kërkesat e biosigurisë dhe hartimin e një kornize të qartë legjislative për zbatimin e këtyre kërkesave”, deklaroi Jaupllari. ASF aktualisht është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër. Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e territorit nga hyrja e virusit të Murtajës Afrikane të Derrave, ka marrë disa masa të menjëhershme sic janë, ndalimi dhe tranzitimi në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave me kafshë të gjalla, produkteve te tyre, materialit biologjik, embrioneve të kafshëve të llojit derra, mishin e freskët dhe nënproduktet e tyre, nga vende, zona dhe territore ku është shfaqur sëmundja, bazuar nga njoftimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve dhe nga sistemi elektronik i informacionit të sëmundjeve të kafshëve të BE-së. MBZHR bën të ditur se, në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat tona janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen e territorin shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments