Bashkimi Evropian është i gatshëm të bëjë pa importet e gazit rus të transportuar përmes Ukrainës pasi marrëveshja aktuale e tranzitit skadon në fund të vitit, deklaroi Komisioneri Europian për Energjinë, Kadri Simson.
Kontrata për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës, e cila është përmbushur pavarësisht luftës në vazhdim, përfundon më 31 dhjetor.
”Pavarësisht sanksioneve të gjera ekonomike, disa vende të BE-së vazhdojnë të blejnë gaz nga Moska. Furnizimet ruse aktualisht përbëjnë 18% të importeve të gazit të BE-së, nga 45% në vitin 2021”, theksoi Simson.
Nuk ka, nuk ka nevojë për të zgjatur tregtinë me Gazprom”, theksoi Komisioneri, duke shtuar se Brukseli po ndihmonte kompanitë me kontrata afatgjata me kompaninë shtetërore ruse të gazit për të gjetur furnizues të tjerë”.
Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se Moska ishte e gatshme të vazhdonte furnizimin me gaz në Evropë përmes Ukrainës.
Megjithatë, Kievi ka thënë se nuk ka ndërmend të zgjasë marrëveshjen me Rusinë, por mund të lejojë përfundimisht kalimin e gazit nga Azia Qendrore ose Azerbajxhan