Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se marrëveshja e arritur me qeverinë britanike parashikon transferimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale shqiptare të rreth 200 qytetarëve shqiptarë që janë në burgjet britanike. Ministri Manja, gjatë një interviste në medie, tha se Britania do të paguajë koston për çdo të burgosur që do të transferohet në burgjet shqiptare, deri në momentin e lirimit të tyre. Sipas ministrit Manja, Britania po ashtu do të japë edhe një grant prej 5 milionë eurosh për fuqizimin e kapaciteteve për institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. atsh
Britania do të paguajë kostot për çdo të burgosur që transferohet
RELATED ARTICLES