Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBregdeti i Darzezës e Pish Poros në Fier

Bregdeti i Darzezës e Pish Poros në Fier

Bregdeti i Darzezës e Pish Poros në Fier, me valët e forta të detit, është kthyer në atraksion për të apasionuarit e sporteve të ujit. Të apasionuarit e kitesurfing, windsurf, wakeboard, si dhe sporteve të tjera ujore i janë drejtuar këto ditë bregdetit të Fierit për të shijuar dallgët e forta.Me rreth 9.5 km vijë bregdetare, Pish Poro në Fier ofron plazhe ranore të pashfrytëzuara me detin e pastër dhe pyllin me pisha të buta. Vija bregdetare ranore e Pish Poros në Novoselë, mbetet një destinacion turistik ende për t’u zbuluar. E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pish Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar. Pishë Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare. Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat). Pish Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments