Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABQK: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

BQK: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

 Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohon të shtyhet apo të anulohet rregullorja që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë nga 1 shkurti i këtij viti.

Ai theksoi se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

Në një pyetje të bërë nga KosovaPress nëse do të shtyhet ky vendim, ai ka thënë se e njëjta mund të ketë një tranzicion, derisa shtoi se qytetarët serb janë të mirëseardhur t’i bashkëngjiten sistemit financiar të Kosovës.

Ai po ashtu tha se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

“Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregullat”, shtoi Ismaili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments