Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBota po përballet me një dekadë më të rrezikshme konfliktualiteti

Bota po përballet me një dekadë më të rrezikshme konfliktualiteti

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, pushtimi rus i Ukrainës dhe tensionet rreth Kinës paralajmërojnë një dekadë më të rrezikshme konfliktualiteti, me shpenzimet ushtarake që pritet të vazhdojnë të rriten në mbarë botën, paralajmëron instituti i njohur IISS (International Institute for Strategic Studies). Edicioni i vitit 2024 i raportit të Bilancit Ushtarak nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me qendër në Londër, thekson se ”bota hyri në një mjedis sigurie shumë të paqëndrueshëM vitin e kaluar”, duke përmendur ”fitoren e Azerbajxhanit kundër separatistëve armenë në Nagorni-Karabah ose grushtet e shtetit në Niger dhe Gabon, dhe beson se ”kjo do të zgjasë”.

“Situata aktuale e sigurisë ushtarake paralajmëron atë që ka të ngjarë të jetë një dekadë më e rrezikshme, e karakterizuar nga një mbështetje e theksuar nga disa në fuqinë ushtarake për të kërkuar kërkesat e tyre… si dhe nga dëshira midis demokracive që ndajnë të njëjtat vlera, për të forcuar lidhjet dypalëshe dhe shumëpalëshe në çështjet e mbrojtjes, në përgjigje të kësaj situate”, përmbledh dokumenti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments